Çfarë fshihet pas blerjes së Twitter nga Elon Musk?

by admin
Spread the love

Pse Elon Musk po blen Twiterin? Përgjigjja e kësaj pyetje qëndron se çfarë mund të bëjë ai me të dhënat tuaja

Blerja e një prej rrjeteve më të mëdha sociale në botë nga një miliarder i vetëm ka shqetësuar jo vetëm qeveritë, por edhe studiues e grupe të të drejtave të njeriut.

Ata i druhen sasisë së madhe të të dhënave që do ketë Musk, si dhe sa do i përmbahet zotimeve për të lejuar lirinë e fjalës.

“Liria e fjalës është gurthemeli i demokracive funksionale dhe Twitter është sheshi i qytezës digjitale ku debatohen çështje jetike mbi të ardhmen e njerëzimit”, deklaroi Musk të hënën pak pasi arritjes së marrëveshjes.

Në parim, liria e fjalës është gjë e mirë, por në rrjete sociale situata është krejt ndryshe.

Në vitet e fundit, Twitter dhe kompani të tjera mëmë rrjetesh sociale, e kanë marrë më seriozisht përhapjen e keqinformimeve dhe thirrjeve që nxisin akte të dhunshme.

Për shembull, Twitter përjashtoi ish-presidentin amerikan Donald Trump me pretendimin se kishte shpërndarë informacione të rreme të cilat çuan drejt mësymjes së protestuesve në Kapitol Hill, në janar të vitit të shkuar.

Sot, të shumtë janë ata që mendojnë se Musk mund të rikthejë Trumpin në Twitter.

“Përqendrimi i pasurisë, parasë dhe pushtetit në duart e një pakice ka qenë gjithmonë armiku i demokracisë dhe fakti që një prej personave më të pasur në planet ka marrë Twitterin duhet t’i shqetësojë të gjithë”, tha për Euronews Diego Naranjo, Shef i Politikave në shoqatën Evropiane për të Drejtat Dixhitale.

Përfitimet nga të dhënat personale

Përpos vizionit të tij për ta kthyer Twitter në një platformë të fjalës së lirë, Muskut mund t’i nevojitet platforma edhe për kompanitë e tij të tjera.

Përdoruesit e rrjeteve sociale janë në mëshirën e algoritmeve, të cilat thithin preferencat e tyre që t’i mbajnë sa më gjatë në faqet e tyre, duke gjeneruar kështu më shumë të ardhura përmes reklamave.

Musk i është futur një tregu të fuqishëm për sa i përket algoritmeve dhe ai mund t’i përdorë këto të dhëna nëse synon të ndikojë mbi tregun e kompanive të tij të tjera, si Tesla dhe SpaceX.

“Të gjitha kompanitë si Meta mund të mbledhin të dhëna mbi individë të ndryshëm përmes algoritmeve. Jo vetëm ku jetoni, por edhe se me çfarë merreni dhe çfarë ju pëlqen të blini”, shpjegon Petros Iosifidis, profesor i shkencave të komunikimit në Universitetin e Londrës.

“Duhet të jemi vigjilent”

Megjithatë, legjislacionet në vende të ndryshme të botës e ndalojnë përdorimin e të dhënave personale për kompani të tjera.

“Qoftë për makina apo rrjete sociale, çdo kompani që operon në Europë duhet të zbatojë rregullat tona – përpos aksioneve që kanë”, shkruan në Twitter Thierry Breton, Komisioneri i Bashkimit Europian për tregun e brendshëm.

Dhe Musk e di mirë këtë gjë, shtoi ai, pasi ka punuar edhe më parë dhe është njohës i rregullave për automjetet në Europë.

“Megjithatë na duhet të qëndrojmë vigjilent ndaj faktit se kur këto platforma rriten, ato bëhen edhe më kërcënuese ndaj privatësisë tonë,  mbrojtjes së të dhënave dhe demokracive tona në përgjithësi”.

You may also like