Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?Shqip

by admin
Spread the love

Ka shumë shenja të ndryshme në goma dhe secila prej tyre ka një funksion specifik.

Për shumë shoferë, numrat dhe shkronjat në anët e gomave janë hieroglife të pakuptueshme.

Swiss Automobile Club (TCS) na ndihmon të deshifrojmë këto kode.

Ka shumë shenja të ndryshme në goma, secila prej tyre ka një funksion specifik, domethënë secila është e rëndësishme në mënyrën e vet, raporton telegrafi.

Çfarë nënkuptojnë këto shenja të gomave?

1. Gjerësia e gomës në mm

2. Raporti i lartësisë dhe gjerësisë së gomës në përqindje – 65 për qind e gjerësisë së gomës prej 195 mm

3. Lloji i gomave, R – goma radiale

4. Diametri i ‘felneve’ (1 inç = 2,54 cm)

5. Indeksi i ngarkesës (91 = 615 kg për gomë)

6. Indeksi i shpejtësisë maksimale (H = 210 km/h)

7. Prodhuesi dhe emri i gomave

8. Numrat e regjistrimit sipas rregulloreve të vendit. Numri simbolizon datën e prodhimit 0809 – Java e 8-të, viti 2009

9. Tubeless – gomë pa një gomë shtesë të brendshme

10. Simboli sikur fjolla bore – gomat e dimrit

11. M+S (Mud & Snow) janë goma dimërore ose për të gjitha stinët

12. Shenja ECE për standardin evropian (plus numrin e shtetit)

13. Run Flat (gomë e krijuar për t’i rezistuar efekteve pasi të shpohen)

14. Treguesi i konsumit (në sipërfaqen e shkelës)

/GazetaSinjali/

You may also like