Çfarë do të bëjë Lulzim Basha nëse shkarkohet më 11 dhjetor? Ja si përgjigjet Oriola Pampuri

by admin
Spread the love

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ështshtë pyetur se cili do të jetë hapi i kreut të PD-së, Lulzim Basha, nëse Kuvendi i 11 dhjetorit do të vendosë për shkarkimin e tij.

Pampuri rikujtoi se Basha është zgjedhur kryetar me një anëtar një votë dhe kush është kundër tij mund ta shprehë mendimin në zgjedhjet pas 4 vitesh.

“Shkarkimi? Zoti Basha është zgjedhur një anëtar një votë. Basha ka zgjedhje të tjera pas 4 vitesh dhe kush të jetë kundër ta votojë kundër. Jam dakord që kur humbet zgjedhjet duhet të largohesh. Por kur je Kryeministër dhe dështon. Por kur nuk është provuar si kryeministër nuk ka pse të kërkohet me trumbetim. Nuk është e keqja e këtij vendi z.Basha, por z.Rama që solli krimin. Po ç’orientojmë qytetarët”, tha ajo për Fax News.

You may also like