Çfarë autonomie?! Nuk e ka lexuar fare draftin – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se draftin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë e kanë shkruar ekspertë të nivelit të lartë.

Për Klan Kosova, ai tha se nuk është konsultuar me Kurtin apo qeveritarë të tjerë të Kosovës, por dokumentin e ka dërguar te 3 persona: te kancelari gjerman Scholz, presidenti francez Macron dhe te presidenti i KiE-së, Michel.

Draft statuti nuk është konsultuar me asnjë sepse nuk ka pse të konsultohet. Unë nuk kam bërë studion ligjore të qeverisë së Kosovës. Ajo i ka ekspertët e vet, mundësitë e veta, mund ta kishte bërë me kohë dhe duhet ta kishte bërë me kohë, dhe jo vetëm që duhet ta kishte bërë me kohë, por duhet t’i rrinte te dera gjatë gjithë kohës partnerëve dhe aleatëve dhe t’u thoshte, mendojmë kështu, mendojmë ashtu, sepse është në interesin tonë.

Rama iu përgjigj dhe deklaratës që bëri më herët kryeparalamentari i Kosovës Glauk Konjufca: Pashë, më treguan që Glauku kishte thënë se ka autonomi… nuk e di për çfarë e ka fjalën, sepse ne nuk folëm fare për draft të Asociacionit. Në dokumentin që ata se kanë lexuar! Këta s’e kanë lexuar! Ku e dinë këta? Apo më shohin mua në portret dhe më lexojnë si në filxhan? Drafti që unë kam përgatitur, është përgatitur nga ekspertë të nivelit më të lartë, dhe unë ia kam dërguar tre personave: kancelarit Scholz, presidentit Macron dhe presidentit Michel.”

(Lexo më shumë– Shqipëria nuk po na kupton”, Konjufca pas takimit me Ramën: Në draftin e tij ka elementë që…)

Më tej, Rama tha se dokumentin në fjalë nuk ia ka kërkuar njeri, por e ka bërë me vetëiniciativë, pasi e mendon si gjënë më të mirë të mundshme.

“Nuk ma ka kërkuar askush, e kam bërë vetë dhe është një kontribut që unë mendoj se është gjëja më e mirë nga aq sa kam lexuar e dëgjuar e sa kam parë nga të tjerët, mund të ketë edhe më të mira”, theksoi kryeministri shqiptar.

Ai tha po ashtu se qeveria e Kosovës mund të hartojë një draft për Shqipërinë e Madhe, “por nuk i duhet dreqit”.

Dhe hajt se po konsultohemi, bëjmë një draft, marrim dhe Çamërinë, Prevezën, shkojmë deri në Qipro, marrim dhe Egjiptin sepse Mehmet Aliun e kemi pasur shqiptar. Këto janë gjëra mund t’i bëjmë me njëri-tjetrin e të kënaqemi, por problemi është për të bërë një marrëveshje mes dy palëve dhe në këtë aspekt unë kam dhënë një kontribut. Se kështu po forcohet pozicioni, duke u izoluar nga e tërë bota. Mund dhe të forcohet, nuk e di. Di të them këtë që, mos harroni një gjë sepse shumë shpesh e harrojnë: e shikoni Shqipërinë, ne vërtet jemi dy vëllezër nga të njëjtit prindër, por jemi secili në shtëpinë e vet. Dhe unë nuk e di që një vëlla tek shtëpia ku është me gru e me fëmijë i hyn sherrit me ndonjë komshi, vëllai tjetër shkon dhe i fut flakën gjithë lagjes! Aq më tepër kur ne jemi në një lagje që duam dhe duan edhe të tjerët ta integrojnë të gjithën në Evropë. Dhe mos harroni se Shqipëria është anëtare e NATO-s, dhe funksionin brenda një komuniteti sigurie. Shqipëria duhet të luajë edhe rolin e vet”, u shpreh Rama./tvklan.al

You may also like