Çelsi në një përballje delikate ndaj Bërnlejt, Poçetino ka në dyshim Palmerin dhe Çiluellin

by admin
Spread the love

Poçetino ka në dyshim Palmerin dhe Çiluellin Trajneri i Çelsit, Mauricio Poçetino, tha përpara ndeshjes së sotme kundër Bërnlejt se ata do të monitorojnë gjendjen fizike të Kol Palmerit dhe Ben Çiluellit përpara se të vendosin për prezencën e tyre, pasi dy lojtarët e bluve të Londrës morën goditje në detyrën e tyre me kombëtaren.

Malo Gusto duhet të jetë i gatshëm pasi kaloi gjendjen gripale, ndërsa Kerni Çukvuemeka, Trevoh Çalobah dhe Robert Sançez mbeten jashtë. Humbja e vetme e Çelsit në 17 ndeshjet e tyre të Premier Ligës kundër Bërnlejt ishte në shtëpi, në gusht 2017: 12 fitore, 4 barazime.

Blutë kanë shënuar në të 17- ta këto ndeshje, duke pasur kundër Bërnlejt edhe golavarazhin më të mirë ndaj një rivali të vetëm.

PANORAMASPORT.AL

You may also like