Çela i kënaqur me barazimin: Vlen pika përballë Egnatias, sulmi duhet të reagojë

by admin
Spread the love

Trajneri i Kastriotit, Emiliano Çela ka folur në emisionin “Ti Bo Gol” në Oversport dhe Tibo pas barazimit pa gola që skuadra e tij mori në Rrogozhinë përballë Egnatias.

“Ishte një ndeshje e luftuar, shumë e fortë. Është kënaqësi të luash në Rrogozhinë, fusha, kushtet, ambienti, gjithçka perfekte. Patëm posedimin e topit, qarkulluam dhe patëm raste. Kontrolluam ritmin e lojës, probleme kishim në sulm sepse një gol duhej bërë. Një pikë na jep shpresë dhe tregon sa të fortë dhe të ekuilibruar jemi. Lojtarët kanë dhënë maksimumin dhe jam kënaqur me ata.

Doja të freskoja ekipin dhe të godisnim me kundërsulm. Një ndeshje prodhon shumë histori, patëm lojën në dorë. Një rast që kishin e dhuruam ne, meritonim më shumë sepse luajtëm më mirë. Të marrësh një pikë me Egnatian që ka investim, nuk ke pse e quan negative.

Probleme në sulm? Lojtarët po i zbatojnë detyrat. Kishim përgatitur ndryshe ndeshjen nga ajo e para me Vllazninë. Finalizimi nuk është përgjegjësi vetëm e sulmuesit, patjetër që duhet t’i zgjidhte më mirë. Ndeshjet e ardhshme të jemi më konkretë para portës”, ka thënë mes të tjerash Çela. / Oversport.tv

You may also like