Çekiçi prezantohet në skuadrën e re, firmos me klubin ambicioz turk

by admin
Spread the love

Endri Çekiçi do të jetë pjesë e Sakaryaspor për dy vitet e ardhshme.

Shqip ka siguruar foton e prezantimit të mesfushorit të Kombëtares së Shqipërisë. 26-vjeçari ka nënshkruar dhe do të përfitojë një shifër shumë të lartë për tregun e lojtarëve të kombëtares shqiptare, teksa transferohet si një lojtar i lirë.

Hap i rëndësishëm për karrierën e pogradecarit, që ishte pjesë e Konyaspor sezonin e shkuar, ku luajti 20 ndeshje dhe shënoi dhe 2 gola në kampionat.

Interesim konkret për mesfushorin kishte dhe nga Kasimpasa dhe Rizespor. Një mundësi e mirë iu ofrua dhe nga Arabia Saudite, por për lojtarin është herët për të provuar eksperiencën arabe.

Sakaryaspor po ndërton një projekt ambicioz, pasi drejtimin e skuadrës e ka marrë një nga njerëzit më të pasur në Turqi. Pikërisht projekti e bindi Çekiçin për të vijuar aventurën në Turqi.

Sakaryaspor synon që në pak vite të jetë një nga ekipet më të mira në Superligën turke, ndërkohë që në vizionin afatgjatë pretendon të bëhet faktor dhe në Europë.

Së bashku me Çekiçin do të tentojnë ngjitjen në elitën e futbollit turk, si hapin e parë për një projekt gjigant. 26-vjeçari më parë ka luajtur dhe me Ankaragücü, Lokomotiva Zagreb, Dinamo Zagreb, Olimpija dhe Pogradeci./Shqip


Top Channel

You may also like