Cavani prezantohet te Valencia: Nuk e quaj veten Fenomen, kisha edhe mundësi të zgjidhja paratë

by admin
Spread the love

“Kam qenë një sulmues që gjatë gjithë karrierës sime kam menduar se e vetmja mënyrë për të mbërritur te objektivat ishte puna. Nuk e konsideroj veten një Fenomen, karriera ime ka qenë e mbushur me sakrifica. Ka lojtarë të tjerë që kanë shumë cilësi dhe ne të tjerët këtë boshllëk duhet ta mbushim me punë.

Kam pasur edhe oferta të tjera, por në kokën time ishte vetëm Valencia. Është një klub i madh dhe një qytet i mrekullueshëm. Me shumë respekt edhe për ekipet e tjera, por preferoj Valencian. Nëse do të ishte për paratë, me siguri do të merrja në konsideratë të tjera oferta, por unë kisha ndjesi pozitive për Valencian”, u shpreh Cavani.

You may also like