Cassano: Inter dështim po s’doli kampion, asnjë cent se vinte njeri për Milanin

by admin
Spread the love

Antonio Cassano e konsideron një dështim të madh për Interin nëse Milani e fiton titullin kampion. Barezi, i cili ka luajtur për të dyja skuadrat e Milanos, ka folur si zakonisht në “Bobo TV” në Tëitch dhe sigurisht nuk është kursyer.

“Kampionatin po e fiton forca e katërt e tij dhe kjo tregon se mund të fitosh edhe pa para. Për mua është dështim nëse nuk e fiton Interi titullin”, thotë fillimisht ish-sulmuesi.

“Nëse Juventusi apo Napoli do e kishin kaluar, në rregull. Por nëse fiton Milani, le të mos bëjmë shaka: kush do t’ia kishte vënë një cent për Milanin kampion Italie? Nëse Interi nuk fiton, është një dështim për mua”, shprehet Cassano.

Momentalisht Milani kryeson Serie A me dy pikë më shumë se Interi, kur kanë mbetur edhe tre javë kampionat deri në fund. Kuqezinjve u duhen 7 pikë për të ngritur trofeun. / oversport.tv

Foto: antoniocassano, Instragram

You may also like