Casemiros duket se i ka munguar Messi – shikoni ndërhyrjen e tij të ashpër

by admin
Spread the love

Trembëdhjetë herë fituesi i Ligës së Kampionëve, Real Madrid u mposht sonte me rezultat 1-0 nga skudra e PSG-së, në takimin që u zhvillua në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan Insporti.

Goli që i dha fitoren parisienëve u shënua nga Mbappe në minutën e fundit të kohës shtesë.

Ndërkaq, në mesin e katër lojtarëve që u ndëshkuan me karton të verdhë tek Real Madridi ishte Casemiro, i cili bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Leandro Paredes, i cili përfundoi në tokë.

Por, ashpërsinë e tij, fansat e kanë vërejtur edhe ndaj lojtarit më të mirë në botë, Lionel Messit, i cili ishte “pengesë” e Casemiros edhe sa ishte pjesë e Barcelonës.

Madje, fansat me shaka shkruan se kjo ishte mënyra e vetme që Casemiro t’i tregonte Messit se po i mungon në La Liga.

Kujtojmë se, para ndeshjes me PSG-në, Casemiro e vlerësoi sulmuesin 34-vjeçar si ndër tre lojtarët më të mirë në historinë e futbollit dhe foli se si është e pamundur të ndalosh Messin.

Ndëshkimi i Casemiros dhe Mendyt shkakton probleme për Los Blancos për ndeshjen kthyese ndaj PSG-së.

/Insporti.com

You may also like