Carnevali: Nuk i shesim të gjithë yjet, s’dua që Scamacca të shkojë jashtë

by admin
Spread the love

“Ne kemi filozofinë tonë dhe nuk do t’i sheshim të gjithë lojtarët që i interesojnë klubeve të tjera” Kështu është shprehur drejtori sportivi i Sassuolos, Giovanni Carnevali që duket se i ka dhënë një indicie klubeve italiane se në verë i pret një ankand i madh për të rrëmbyer të paktën një nga xhevahirët e Sassuolos.

“Do të privohemi vetëm nga një ose dy lojtarë, duhet të marrim parasysh edhe bilancet e klubit. Kemi një shoqëri të fortë dhe dëshira jonë është që të ndërtojmë diçka që na premton për t’u rritur gjithmonë”.

Më pas ai dha edhe disa detaje për të ardhmen e Gianluca Scamaccas. “Do të ishte mirë që ai të mos përfundonte jashtë. Megjithatë, sot një lojtar mendon më shumë të shkojë në një kampionat të huaj se sa të qëndrojë në kampionatin tonë” tha ndër të tjera Carneavali për Sky. /oversport.tv

You may also like