Carnevali: Me Marottën kemi miqësi, të parët për Scamacca dhe Frattesi

by admin
Spread the love

Drejtori i përgjithshëm i Sassuolos, Giovanni Carnevali ka folur për mikrofonat e DAZN para ndeshjes kundër Interit. Ai konfirmoi edhe njëherë se zikaltrit kanë qenë të parët që kërkuan informacion mbi dyshen Scamacca dhe Frattesi.

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij ai konfirmoi gjithashtu se ka një marrëdhënie të mirë me drejtorin e Interit, Beppe Marrota. I pyetur nëse është prenotuar një tavolinë për t’u takuar pas ndeshjes ai u përgjigj: “Sigurisht, gjithmonë”.

“Ne flasim shpesh me Marottën sepse na lidh një miqësi. Ata ishin të parët që kërkuan informacion për Frattesi dhe Scamacca. Ata janë lojtarë të rëndësishëm, por gjëja e parë që duhet të mendojë është të bëjnë mirë me Sassuolon. Ata duhet të vazhdojnë rrugën e tyre të rritjes”. /oversport.tv

You may also like