Cardinale uron Milanin: Të kthehemi në majat e futbollit europian

by admin
Spread the love

Gerry Cardinale ka uruar Milanin për festat e fundvitit. Pronari I klubit kuqezi është parë shumë rrallë në qytet, por përmes një letre ka treguar se është shumë pranë klubit.

Në vitin 2022 Redbird bleu Milanin dhe objektivi ishte I qartë që në fillim: “Do të bëj gjithçka që të ruaj historinë e këtij klubi. Tani të kthehemi në majat e futbollit europian”, shkruan Cardinale.

Numri 1 I kuqezinjve ka folur edhe për synimet dhe objektivat në vitin 2023: “Kemi treguar sa larg mund të shkohet si një skuadër, duke punuar bashkë si nga ana sportive edhe nga ajo ekonomike. Falë punës dhe menaxhimit të mirë klubi ynë do të vazhdojë trajektoren drejt majave të futbollit europian”, shkruan Cardinale. /Oversport.tv

 

You may also like