Cara: Pres sërish ftesë, ishte një ndeshje e mirë nga të gjithë

by admin
Spread the love

Në fitoren që Shqipëria arriti me Armeninë me rezultatin 2-0 goli i dytë erdhi me një 11-metërsh. Penalltia u fitua nga Tedi Cara, ndërsa më pas u kthye në gol nga Asllani. Pas ndeshjes ka folur edhe sulmuesi i Partizanit Cara, i cili ka dhënë përshtypjet e tij për ndeshjen.

“Ishte një ndeshje e mirë për të gjithë. Një ndeshje e rëndësishme, duhej fitorja sepse kishim një vit pa fituar. Ishte e rëndësishme kjo fitore sot. Shpresoj të kemi bërë një lojë të bukur edhe të jetë vlerësuar edhe nga tifozët.”

PARAQITJA E LOJTARËVE TË PARTIZANIT- “Atë gjë e vlerëson stafi më mirë. Normal që ne duam të kemi një ftesë edhe në të ardhmen sepse ne e duam kombëtaren”, u shpreh Cara për televizionin Klan.  /oversport.tv

You may also like