Capital T i hynë edhe aktrimit, tregon se në cilin film do të luajë

by admin
Spread the love

Reperi Capital T ka njoftuar me anë të një statusi në Instagram se do të hyjë edhe në botën e aktrimit

Sipas Capital T, filmi quhet Jericho Ridge derisa pritet që të bëhet në regji të Will Gilbey, i cili ka qenë i nominuar edhe në BAFTA.

“Jam i emocionuar të ju tregoj se do të hidhem edhe në industrinë e filmit me një projekt të madh që quhet ‘Jericho Ridge’, i cili do të punohet me regji të Will Gilbey – fitues i BAFTA-së! Shumë i lumtur të filloj këtë përvojë të re me yje të tjerë të mëdhenj si Nikki Amuka Bird – e nominuar në BAFTA”, ka shkruar fillimisht ai.

Në fund ai ka falënderuar edhe disa nga personat që e kanë propozuar atë për këtë rol.

 


You may also like