Capital T befasohet në mënyrë speciale nga miqtë e tij – Shqip

by admin
Spread the love

15:07 | 1 Mars 2022

Ditëlindja e Capital T nuk është si e gjithë të tjerëve.

Kjo pasi që reperi kosovar feston ditëlindjen me 29-të shkurt, shkruan lajmi.net.

Po të merrej për bazë saktësisht data, Capital T do të festonte ditëlindjen çdo katër vjet, meqë data 29-të shënohet 1 herë në 4 vjet.

Mirëpo, edhe 28 Shkurti mund të merret si dita e tij e lindjes dhe reperi e ka festuar dje.

Ndërkohë nuk ka munguar as urimi dhe surpriza më speciale nga miqtë e Capital T.

Ai është befasuar nga miqtë e tij me një ‘billboard’ të vendosur në një nga pjesët e Prishtinës.

“Urime ditëlindja Capital T, me dashuri nga ekipa”, është shkruar në surprizën e realizuar nga ekipi i tij.

Ndryshe, reperi është në përgatitje e sipër të albumit “Heart Broken Kids”, nga i cili ka lansuar tanimë disa këngë./Shqip/

You may also like