Capello: Mourinho ka ofenduar lojtarët dhe mund të dëmtojë ekonomikisht klubin

by admin
Spread the love

Shpërthimi i Mourinhos ndaj lojtarëve të Romës është bërë një nga temat kryesore të diskutimit në Itali. I fundit që ka folur për të ka qenë ish-trajneri i Romës, Fabio Capello i cili foli mbi këtë temë në një intervistë për Sky Sport.

“Shpërthimi i Mou? Këto janë ofendime ndaj lojtarëve, por respekti duhet të jetë gjithmonë. Duhet të marrësh respekt, por duhet edhe të japësh. Është luajtur karta e fundit, duke ofenduar hapur lojtarët. Unë nuk e kam bërë kurrë, kam vepruar gjithmonë me respekt, pa ofenduar asnjë.

Rregulli i parë që vendos është që të gjithë të kenë respekt, për të gjithë stafin. Të trajtosh keq një nga njerëzit, do të thotë të thotë të ofendosh një nga familja. Nëse ti ofendon dikë, siç ka bërë Mourinho, i bën edhe një dëm të madh ekonomik klubit dhe ky është një aspekt shumë i rëndësishëm”. /oversport.tv

You may also like