Capello: Diçka po ndryshon te Roma, lojtarët kanë kuptuar kërkesat e trajnerit

by admin
Spread the love

Në një intervistë të dhënë për Il Messaggero, ish-trajneri italian, Fabio Capello është rikthyer të flasë për Romën. Kohët e fundit duket se ekipi i Mourinhos ka gjetur stabilitet dhe këtë gjë e ka vënë re edhe vetë Fabio Capello.

“Diçka po ndryshon. Por jo vetëm nga këto fitore të kufizuara”, tha ai duke krijuar idenë se fitoren nuk po vijnë rastësisht. Për të gjithçka lidhet me shpërthimin që Jose Mourinho pati disa javë më parë kur Roma barazoi kundër Sassuolos në Olimpico.

“Për çfarë e kam fjalën? Pas shpërthimit të disa javëve më parë. Më duket se tashmë grupi e ka kuptuar më në fund se çfarë kërkon trajneri”, vazhdoi Capello. Për të rezultatet pozitive të Romës dhe performancat e ekipit janë vënë në rrugën e drejtë, pasi tashmë ka një qartësi më të madhe midis Mourinhos dhe lojtarëve. /oversport.tv

You may also like