Çantën e ka më të shtrenjtë se makina, partnerja e Ronaldos i sfidon të gjithë me luksin e saj

by admin
Spread the love

Georgina Rodríguez, e cila ka 36.5 milionë ndjekës në Instagram, zotëron një nga çantat më të lakmuara në botë, një “Diamond Himalaya Birkin” e prodhuar nga Hermes, me vlerë 340.000 euro.

Por nuk ka kaluar pa u vënë re as fakti që Georgina ka pozuar me çantën e ulur në timonin e njërës prej makinave të Cristiano Ronaldos, një “Bentley Flying Spur” që kushton rreth 250 mijë euro.

Nëse çanta ka historinë e saj, Hermes i është dashur të bëjë më shumë njësi të këtij modeli unik, sepse fakti që Georgina e posedon atë, sipas tabloidëve anglezë, ka shkaktuar xhelozi te personazhe të tjera të famshme si Victoria Beckam apo Kim Kardashian.

Edhe “Bentley” ka anekdotën e tij. Shtatorin e kaluar nisi një krizë furnizimi me karburant në Mbretërinë e Bashkuar, kur dalja nga pandemia u kombinua me largimin e britanikëve nga Europa për shkak të “Brexit”.

Kjo shkaktoi mungesë të kamionistëve, shoferëve dhe transportuesve, gjë që bëri që shoferët anglezë të ankoheshin për kushtet e tyre kundër qeverisë së Boris Johnson.

Rezultati ishte mungesë produktesh në supermarkete, por mbi të gjitha në pikat e karburantit në Mbretërinë e Bashkuar, me usht.rinë që duhej të përpiqej të zbuste këtë krizë furnizimi.


You may also like