Cannavaro merr drejtimin e Udineses

by admin
Spread the love

Fabio Cannavaro ka marrë drejtimin e skuadrës së Udineses. Skuadra italiane, të hënën e ka zyrtarizuar Cannavaron, i cili do të jetë në krye të ekipit deri në fund të edicionit.

Cannavaro me Udinesen ka firmosur kontratë deri në qershor të këtij viti me opsionin e vazhdimit. Në këtë post, Cannavaro ka zëvendësuar Gabriele Cioffin, i cili u largua për shkak të rezultateve të dobëta.

Para se të marrë Udinesen, Cannavaro si trajner ka punuar edhe te Benevento, Guangzhou, Tianjin Quanjian e Al-Nassr. Për një periudhë, ai ka qenë edhe përzgjedhës i Kinës. Për Cannavaron, kjo do të jetë hera e parë që do të punoj si trajner në Serie A.

Udinese është në pozitën e 17-të në Serie A me 28 pikë të mbledhura pas 32 ndeshjeve të luajtura. Cannavaro tek Udinese do të debutoj në vikend kundër Bolognas, ndeshje që ekipi i tij e luan në udhëtim.

You may also like