Cagliari-Inter mbyllin javën e dytë të Serie A, “zikaltërit” ruajnë ritmin pozitiv

by admin
Spread the love

Inter dominon dhe fiton me rezultatin 0-2 ndaj Cagliarit në “Unipol Domus”, në takimin e fundit të javës së dytë të Serie A.

Skuadra e Inzaghit zhbllokoi sfidën në minutën e 21’, me Dumfries që gjeti rrugën drejt rrjetës pas asistit të Thuram.

Ndërsa vetëm nëntë minuta më pas Lautaro dyfishoi avantahzin e “zikaltërve” pas asistit të Dimarcos.

Në fraksionin e dytë Interi pati edhe disa raste të tjera për të thelluar më tej rezultatin, porn ë fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-2.

Kështu Cagliari pëson humbjen e parë të sezonit dhe renditet në vend të 15-të me një pikë, teksa Interi merr fitoren e dytë radhazi dhe renditet në vend të tretë me gjashtë pikë, pas Milanit kryesues dhe Napolit të vendit të dytë.

Cagliari-Inter (0-2)

Lautaro dyfishon avantazhin e Interit në minutën e 30′, me argjentinasin qe pas asistit të Dimarco gjen rrjetën.

Zhbllokohet Cagliari-Inter, pas asistit të Thuram në minutën e 21’, Dumfries e çon topin lehtësisht në rrjetë dhe kalon “zikaltërit” në avantazh.

Inter ishte shumë pranë golit me Lautaro Martinez, që u ndal nga shtylla në minutën e 14′, në atë që do të kishte qenë një super realizim.

Formacionet zyrtare:


Top Channel

You may also like