Bytyqi: Dorëheqja është akt demokratik, por Zaev i duhet shoqërisë!

by admin
Spread the love

Organet drejtuese të partisë maqedonase në pushtet LSDM, po diskutojnë për shvillimet e fundit politike në vend. Diskutohet dorëheqja e paralajmëruar e kryeministrit dhe liderit të Lidhjes Socialdemokrate, Zoran Zaev e bëhet analizë e rezultateve zgjedhore dhe ngjarjet e fundit në skenën politike pas nismës së shtruar për mocionin e votëbesimit të Qeverisë. Fatmir Bytyqi  nënkryetar i LSDM-së tha se partia do të duhet të përgatitet për mocisonin e mosbesimit ndaj qeverisë.

“Duhet të mësohemi me akte të tilla demokratike, por nuk do të thotë se kryeministri Zaev nuk na duhet. Vlerësoj se tani i duhet shoqërisë dhe duhet për udhëheqjen e qeverisë. Nuk e di nëse sot do të diskutojmë për dorëheqjen”, tha Bytyqi. /SHENJA/

You may also like