Buzëqesh Spezia, CAS pranon kërkesën dhe i zhbllokon merkaton  

by admin
Spread the love

Spezia mund të buzëqesh sërish. CAS ka vendosur që të pezullojë dënimin për merkaton e bllokuar dhe tashmë ata janë të lirë të ndërhyjnë në tregun e transferimeve që do të nisë më 1 korrik.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës miratoi pjesërisht ankesën e klubit për merkaton e bllokuar që ishte për katër sesione, ndërsa dënimi do të shkonte deri në vitin 2023. Organi më i lartë i drejtësisë sportive në botë vendosi që nga katër, pezullimi të shkonte në dy sesione merkatoje, ndërsa tashmë gjithçka ka përfunduar.

Megjithatë, në rast se FIFA shikon sërish parregullsi në merkaton e Spezias atëherë ata do të dënohen sërish. Megjithatë, për momentin Spezia e ka merkaton e hapur dhe nga 1 korriku së bashku me ekipet e tjera të Serie A edhe ekipi i drejtuar nga Thiago Mota do të jetë aktiv. /oversport.tv

You may also like