Bushi teston grupin e ri/ Kombëtarja U21, dy ndeshje me Malin e Zi dhe San Marinon

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kombëtarja shqiptare e U21 do të zhvilloj-ë në nëntor edhe dy ndeshje të tjera test, ndaj San Marinos dhe Malin e Zi.

Trajneri Alban Bushi e ka publikuar tashmë listën e futbollistëve të grumbulluar ku ka shumë emra të rinj me skuadrën e shpresave që është në një proces rinovimi duke qenë se shumë prej lojtarëve aktualë për shkak të moshës e mbyllën ciklin e tyre.

Bushi deklaroi se ka në diszpozocion një grup të mirë që do të tentojë kualifikimin në Evropian.

Alban Bushi preku edhe çështjen e Andreas Ndojit i cili pasi luajti në moshë të vogël për Greqinë, më pas aktivizua me U17-ën kuqezi dhe U21-shin u rikthye sërish tek Greqia duke shprehur hapur mungesën e dëshirës për fanellën kombëtare.

Ndërkohë që largohet Ndoji, Shqipërisë i vjen Arda Kutulan, lojtar i Fenerbahces, nga Turqia me origjinë shqiptare.

Më tej Bushi nuk harroi të vërë në dukje mungesën e lojtarëve të Superiores në formacionin e U21 duke iu bërë apel klubeve shqiptare që të aktivizojnë më shumë lojtarë të rinj.

Kombëtarja shqiptare U21 do të luajë miqësoren me San Marinon në 16 nëntor, ndërsa në 20 nëntor do të luajë ndaj Malit të zi, të dyja këto ndeshje do të luhen në transfertë.


Top Channel

You may also like