Bushi: Dua të çoj Shqipërinë në Europianin U21, kemi furnizuar kombëtaren

by admin
Spread the love

Trajneri i Kombëtares U-21 ka folur për mediat në prag të ndeshje kualifikuese të Kampionatit Europian kundër Anglisë dhe Kosovës.

Ekipi shpresa do të nisë grumbullimin në Durrës dhe pas rreth 6 ditësh përgatitje intensive, më datë 5 qershor skuadra do të udhëtojë drejt Anglisë për ndeshjen e datës 7 qershor. Gjashtë ditë më pas Kombëtarja U-21 do të luajë sfidën përmbyllëse të kualifikueseve në shtëpi, në stadiumin “Elbasan Arena”, më konkretisht më 13 qershor ndaj Kosovës, në ora 19:30.

“Për ne nuk ka shumë rëndësi kualifikimi, vetëm loja e bukur dhe dërgimi i lojtarëve në ekipin e parë. Nuk mund të tolerojmë dhe neglizhojmë në këto dy ndeshje. Nëse i fitojmë kualifikohemi, kjo është motoja që duam të kemi. Lojtarët janë të rinj, jemi në fundin e sezonit. Lojtarët kanë nevojë për pak pushim dhe shumë punë. Kam folur me ta, është momenti dhe mosha. Nuk kemi në ekip Ronaldon që bën 50 ndeshje në sezon.

Humbjet – “I kemi analizuar, nuk kemi bërë gabime kolektive në taktikë. Gabimet kanë qenë individuale. Çekia na mundi me katër gola, nga katër gabimet tona. FSHF ka seleksionuar lojtarët jashtë dhe i kemi dërguar në ekipin A. Për 15 vite, Asllani dhe Broja janë pjesë e ekipit të parë dhe kanë qenë me ne. Kjo na gëzon sepse këtë detyrë kemi”.

Edy Reja – “E falenderoj, mori 7 lojtarët tanë për t’i stërvitur. Nga ata që mori në grumbullim, ai mendon se mund të ketë 2-3 për në ekipin e parë.

Unë nuk e mbaj mend Shqipërinë dhe Shpresat para 20 vitesh. Ky është momenti ynë më i mirë, kemi dërguar shumë lojtarë në ekipin e parë. 70 përqind e ekipit A janë nga Shpresat, Kumbulla, Vrioni janë me ekipin e parë. Kemi ecur mirë në futboll. Finalja e Conference League e tregon këtë”.

Surpriza pas Asllanit – “Duhet të jem i kujdesshëm, lojtarët janë premtues. Ka lojtarë, nga mbrojtja kemi një lojtar që do bëjë emër në futboll. Do i them në fundin e sezonit.

Këtë edicion, ndryshe nga i shkuari kemi më pak lojtarë sepse i mbaron mosha pas 2 ndeshjeve. Ka shumë të datëlindjes 2002-03, por jo cilësorë. Po punojmë për emrat e rinj që do kemi sezonin e ri.

Kam një listë me datëlindjen 2002-2004. Mitaj dhe Bajrami janë lojtarë të mirë. Reja i ka në mendje. Mbase i merr edicionin e ri dhe nuk i kemi. Kur ekipi A të merr dy lojtarë na prishen ekuilibrat. Por objektivi është ekipi A. Reja ka luksin që në sulm ka Brojën, Vrionin dhe Uzunin. Është bërë mirë nga FSHF”.

Pesë vite me U-21 ? “Momentalisht jam i fokusuar këtu. Bëmë mirë edhe vjet, zumë vendin e tretë. Humbja me Slloveninë dhe Kosovën nga fati na ndikoi, gjashtë pikë na penalizuan. Kam ëndërr të çoj U-21 në Kampionatin Evropian. Futbolli është sport i çuditshëm, i bukur por i keq”, ka thënë mes të tjerash Bushi. / Oversport.tv

You may also like