Burri hap derën e avionit gjatë fluturimit, pasagjerët përjetojnë frikë dhe panik

by admin
Spread the love

Një pasagjer ka hapur derën e daljes emergjente të një avioni gjatë një fluturimi në Korenë e Jugut të premten, thanë zyrtarët e linjës ajrore dhe qeveritare.

“Disa njerëz në bordin e avionit Airbus A321 të Asiana Airlines u përpoqën të ndalonin personin të hapte derën, por ajo u hap pjesërisht duke krijuar panik tek pasagjerët”, tha Ministria e Transportit.

Avioni me 194 persona ishte nisur për në qytetin juglindor të Daegu nga ishulli jugor Jeju. Fluturimi zakonisht zgjat rreth një orë dhe detajet e incidentit, duke përfshirë sa kohë ishte e hapur dera, janë ende nën hetim, sipas Asiana Airlines.

Një video e bërë nga një pasagjer në bord u postua në rrjetet sociale dhe tregon momentin kur njerëzit ndodheshin të ulur, ndërkohë që flokët e tyre fluturonin në ajër nga era e fortë.

Policia arrestoi personin e paidentifikuar që hapi derën, por motivi nuk është bërë i ditur.

Në mes të pasagjerëve kishte dhe atletë adoleshente që planifikonin të ndiqnin garat e vrapit në Ulsan, një qytet tjetër juglindor.

“Incidenti tmerroi disa pasagjerë, por askush nuk u lëndua, megjithëse disa prej tyre përfunduan në spital”, thanë zyrtarët e Ministrisë së Transportit dhe Asiana.