Burrë e grua blenë një pistoletë automatike nga Prilepi 1500 euro, prokuroria kërkon masën e paraburgimit – Shqip

by admin
Spread the love

Prokuroria e Velesit ka hapur hetime dhe kërkon ndalimin e një burri dhe një gruaje nga Shkupi pasi janë kapur me pistoletë automatike në autostradën afër Velesit, përcjellë Klan M.

”Më 23 shkurt, për shumën prej 1.500 euro, i dyshuari në Prilep ka marrë një armë automatike e cila është e ndaluar për qytetarët – pistoletë “skorpion” me një kornizë pa fishekë. Ai ia ka dhënë të dyshuarit që ia ka futur në çantën e shpinës dhe me motoçikletë janë nisur për në Shkup. Ata janë ndalur nga zyrtarët policorë në autostradën Veles-Gradsko dhe gjatë kontrollit kanë zbuluar dhe ia kanë marrë armën, të cilën qytetarët nuk mund ta posedojnë me leje” – thonë nga SPB Veles.

Hetimi ndaj tyre zhvillohet për veprën penale të prodhimit, mbajtjes, ndërmjetësimit dhe tregtimit të paautorizuar të armëve ose lëndëve plasëse (neni 396 i Kodit Penal).

Ndalimi kërkohet pasi prokuroria pretendon se ekziston rreziku që ata të arratisen, të ndikojnë tek ekspertët apo të përsërisin krimin./KlanMacedonia/

You may also like