burg për ditarin e Anne Frank – Shqip

by admin
Spread the love

Një gjykatë në Holandë ka dënuar me dy muaj burg një burrë polako-kanadez për dërgimin e një mesazhi me laser në shtëpinë e Anne Frank në Amsterdam që sugjeronte se ditari i famshëm e adoleshentes që vdiq në kampet e shfarosjes naziste ishte i rremë.

Gjykata nuk ka ndjekur propozimin e prokurorisë që 42-vjeçari Robert B. të dënohet me gjashtë muaj burg, ndaj i pandehuri nuk do të dërgohet në burg pasi tashmë do vuajë dënimin në paraburgim.

42-vjeçarja u arrestua pasi kishte projektuar me lazer mesazhin “Anne Frank, shpikëse e stilolapsit. Ai nënkuptoi në këtë mënyrë se ditari është i rremë sepse disa nga faqet e tij janë shkruar me një stilolaps që ka hyrë në përdorim pas Luftës së Dytë Botërore. Teoria filloi të qarkullonte kur disa faqe, të shkruara me një stilolaps, u gjetën mes letrave të Anne Frank në vitet 1980. Por ato rezultuan se ishin lënë aksidentalisht nga një studiues rreth 20 vjet më parë, sipas mediave holandeze.

Gjykata vendosi se mesazhi i shfaqur në shtëpinë-muze të Anne Frank “kaloi kufijtë e tolerancës së shoqërisë”.

“Të sugjerosh se Anne Frank shpiku stilolapsin vë në pikëpyetje vërtetësinë e ditarit të saj. Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe të Ditarit të Anne Frank-ut për kujtimin e Holokaustit, e gjithë kjo mund të konsiderohet një lloj revizionizmi,” shpjegoi gjykata në arsyetimin e saj.

Kundër Robert V. kishte apeluar menaxhmenti i muzeut dhe Qendra për Informacion dhe Dokumentim për Izraelin (CIDI).

Adoleshentja hebreje dhe familja e saj që u fshehën për dy vjet në një pjesë të fshehtë të shtëpisë gjatë pushtimit nazist të Holandës u arrestuan në vitin 1944. Anna dhe motra e saj vdiqën në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen në vitin 1945. Ditari i saj u gjet më vonë nga i mbijetuari i vetëm i familjes, babai i saj Otto dhe është një nga tregimet më të rëndësishme të Holokaustit me  rreth 30 milionë kopje të shitura. /tesheshi.com/

You may also like