Bullgaria nis procedurën për ndërtimin e pikës kufitare “Strumjan – Berovë” – Shqip

by admin
Spread the love

Qeveria bullgare mori vendim që ta angazhojë udhëheqësin rajonal në Blagoevgrad që të nis projektimin dhe ndërtimin e pikës kufitare “Strumjan – Berovë”.

Siç njofton Njuz.bg, ndërtimi i pikës kufitare mes Berovës dhe komunës bullgare Strumjan është paraparë si projekt strategjik në kuadër të Programit për bashkëpunim ndërkufitar mes Bullgarisë – Maqedonisë së Veriut për periudhën 2021-2027.

Në bazë të vendimit qeveritar, udhëheqësi rajonal në Bllagoevgrad, Stojan Hristov duhet ta zbatojë projektimin, ndërtimin dhe lëshimin në përdorim të pikës së re kufitare.

Me vendim të Qeverisë bullgare në fund të dhjetorit të vitit të kaluar buxheti i dedikuar për ndërtimin e pikës kufitare “Strumjan – Berovë” ishte rritur prej 20.000 në 111.000 euro.

You may also like