Bullgaria, nën një harvardist 41 vjeç – Shqip

by admin
Spread the love

Ligjvënësit bullgarë kanë zgjedhur Kirill Petkov, kreun e partisë Ndryshim i Vazhdueshëm (PP), si kryeministër të vendit.

Për të votuan 134 deputetë në parlamentin prej 240 vendesh, raporton Reuters.

Petkov, 41 vjeç, një sipërmarrës i shkolluar në Universitetin e Harvardit, premtoi zero tolerancë ndaj korrupsionit në mënyrë që të ndihmojë në stimulimin e rritjes ekonomike.

Partia “Vazhdojmë me ndryshimin” fitoi zgjedhjet e 14 nëntorit, por nuk pati shumicën për të formuar qeverinë.

Më vonë arriti një marrëveshje për një koalicion qeverisës prej katër partish.

Zgjedhjet e treta

Zgjedhjet u thirrën sepse pas zgjedhjeve të fundit të korrikut në Kuvendin Kombëtar, shumica qeverisëse nuk arriti të formohej.

Si pas zgjedhjeve të prillit ashtu edhe atyre të korrikut, parlamenti ishte aq i ndarë sa që asnjë koalicion nuk ishte në gjendje të formonte një qeveri që do të pasonte qeverinë e ish-kryeministrit Bojko Borisov pas gati dhjetë vjetësh në pushtet.

Socialistët, partia e tretë më e fortë në vend, i kthyen mandatin presidentit Radev në tetor për dështimin në formimin e shumicës, duke dështuar që edhe dy partitë më të forta, populiste ITN (Ka një popull të tillë) dhe GERB, dështuan pas zgjedhjeve të korrikut. /tesheshi.com/

You may also like