BULLGARI – Parlamenti mandaton qeverinë që të miratojë propozimet e presidencës franceze të BE-së për MV

by admin
Spread the love

SOFJE, 24 qershor /ATSH-BTA/ – Parlamenti i Bullgarisë votoi sot me 170 vota pro, 37 kundër dhe 21 abstenime, për të miratuar një projektrezolutë, të propozuar nga Hristo Ivanov deputeti i Bullgarisë Demokratike, që mandaton kabinetin në largim për të miratuar Kornizën Negociuese dhe Konkluzionet e Këshillit të propozuar nga presidenca franceze e Këshillit të BE-së.

Votimi u krye pas një debati pesëorësh mbi rezolutën sipas së cilës Bullgaria pranon të heqë veton e saj mbi fillimin e bisedimeve të pranimit në BE me Shkupin, bazuar në një propozim të presidencës franceze të Këshillit të BE.

Kjo praktikisht mund të zhbllokojë procesin e integrimit në BE për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Rezultati përfundimtar, megjithatë, mbetet i paqartë, pasi kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski tha të enjten se propozimi francez është i papranueshëm për vendin e tij në formën e tij aktuale./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like