Bukurinë e kam nga mamaja

by admin
Spread the love

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas artikullit të medias austriake “Kronen Zeitung“, ku thuhej se ka shpenzuar 50 mijë euro për ndërhyrje estetike dhe operacione plastike.

E ftuar në Syri tv Kryemadhi i ka hedhur poshtë akuzat se i është nënshtruar operacioneve plastike.

“Akuzohem për bukurinë që më ka dhënë nëna ime. Jam shumë e indinjuar që akoma nuk kam bërë asnjë operacion plastik, për këtë më vjen keq. Jam akoma shumë e re, dua edhe një çik kohë. Nuk kam abuzuar as me drogë as me alkoolin. Acidi hialuronik dhe botoksi nuk janë operacione plastike. Operacionet plastike janë kur tërheq gjoksin apo fytyrën, ata që e kanë shkruar shkrimin e dinë shumë mirë se e kanë bërë vetë, mos të them edhe doktorin ku e kanë bërë.

Monika Kryemadhi ka edhe 20 vite për të shkuar tek ai proces. Edhe gjenetikisht jam shumë në formë. Ata e dinë shumë mirë që ndërhyrjen kirurgjikale për arsye shëndetësore i kam të deklaruara në ILDKPI dhe me faturat spitalore”, tha ajo.


You may also like