Bujar Osmani: Teza për kushtetutë qytetare nënkupton abrogimin e Marrëveshjes së Ohrit

by admin
Spread the love

Kandidati për president Bujar Osmani, në Çarshi, ka organizuar debat me temë “Kushtetuta qytetare vs Kushtetua e Ohrit”. Osmani, tha se fillimisht idenë për kushtetutë qytetare e ka filluar Levica, më pas VMRO-DPMNE dhe tani edhe opozita shqiptare, me tezën se ndoshta është më mirë të hiqen komunitetet dhe të konceptohet si një kushtetutë civile, qytetare.

Bujar Osmani, tha se Marrëveshja e Ohrit e ka transformuar shteti nga demokraci e shumicës, ku kishte majorizim të plotë të një komuniteti ndaj komuniteteve tjera në demokraci konsensuale ku i ka të gjitha elementet, është çështja e votimit të dyfishtë, ose vetoja.

“Bile, bile pak e përmendim ne kemi edhe dhomën e dytë që ka qenë një alternativë kur është bë Marrëveshja e Ohrit, për shkak se pala shqiptare ka kërkuar që të kemi dhomë të dytë, komiteti për marrëdhënie etnike është dhoma e dytë për shkak se aty janë me paritet vetëm komuniteti shqiptarë dhe maqedonas, shtatë maqedonas dhe shtatë deputetë shqiptarë dhe janë pesë të tjerë. Që në një formë është një formë e një shteti bietnik”, tha Bujar Osmani, raporton SHENJA.

MARKETING



Ai tha se teza për kushtetutë qytetare ose kushtetutë ku njësia themelore e themelimit të shtetit është vetëm individi jo dhe kolektiviteti si njësi formuese e shtetit, është rreziku më i madh që mund t’i ndodhë shtetit dhe është abrogim i plotë i Marrëveshjes së Ohrit.

“I shoh dhe i ndiqni përpjekjet e Bullgarisë e cila është futur në konflikt të hapur me SHBA-në me Gjermaninë dhe të tjerët për të insistuar që Bullgarët të futen në kushtetutë dhe ne aq lehtë dalm me qëndrime t’i heqim nga kushtetua. Hekja e komuniteteve nga Kushtetuta do të thotë kthimin e demokracisë së shumicës ku mbivotimi dhe majorizimi është dominues”, deklaroi më tej Bujar Osmani.
Sa i përket ballanserit, Bujar Osmani, tha se kjo ka të bëje më tepër me albanofobinë. /SHENJA/

MARKETING





You may also like