Bujar Osmani: Të mos na ikë kjo mundësi se vitin e ardhshëm do të jetë vonë

by admin
Spread the love

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani nga Çellopeku ka folur për rëndësinë, që sipas tij, ka ky moment politik në Ballkanin Perëndimor, pasi që siç thotë Osmani, e gjithë vëmendja e Evropës është drejt rajonit tonë. Ky vit, thotë Osmani, është i jashtëzakonshëm për Maqedoninë, përcjell KlanM.

“Prioritetet tanimë kanë ndryshuar, dikur shqiptarët në OSBE paraqisnin dhunën që ushtrohej ndaj tyre, ndërsa sot unë kryesoj me OSBE. Këto janë momente ku duhet vendosmëri, sepse më nuk jemi popull i margjinalizuar por vendimmarrës. Dikur kishim përfaqësim të dobët në administrate shtetërore, nuk kishim universitete, shkolla apo mjekë, prandaj tashmë nuk na duhen numra që na përfaqësojnë por na duhet cilësi dhe profesionalizëm. Ky mision arrihet bashkarisht, ndaj ta shfrytëzojme këtë moment historik dhe të befasojmë për të mirë. Maqedonia nuk mund të shihet më si vatër konflikti, sepse politika e Ali Ahmetit ndyshoi atë gjendje dhe atë imazh, duke kthyer paqe dhe dialog”, deklaroi Bujar Osmani./KlanMacedonia

You may also like