Buffon për Chiellinin: Ka qenë shkëmbi im, meriton një festë të madhe

by admin
Spread the love

Po afron momenti i lamtumirës së Giorgio Chiellinit nga Juventusi dhe në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”, Gianluigi Buffon ka dashur ta përshëndesë kështu mbrojtësin bardhezi:

“Për mua ka qenë centurioni im, lojtari me të cilin kam shpenzuar më shumë minuta në fushën e blertë, siguria ime, shkëmbi im. Disa eksperienca nuk mund ti fshish, për mua është një mik me të cilin kam ndarë një pjesë të jetës dhe secili prej nesh i njihte të mirat dhe difektet e tjetrit”.

Nuk mund të mungonte një urim për finalen e sotme kundër Interit: “Uroj që të ngrejë Kupën e Italisë si kapiten, ashtu siç më ka ndodhur mua. Meriton një festë të madhe sepse është një njeri i madh, një lojtar dhe një mik i madh. Është e vështirë ti gjesh tek një njeri gjithë këto cilësi njerëzore dhe profesionale”, ka thënë mes të tjerash Buffon. / Oversport.tv

Foto: Parma Calcio 1913

You may also like