Buffon: Nëse lojtarët e PSG do të ishin te Juventus do të fitonim trofeun 4 herë

by admin
Spread the love

Ndër shumë ekipet, ku kaloi karrierën e tij të gjatë futbollistike, “legjenda” italiane e portës, Gianluigi Buffon ishin edhe “gjigantët” francezë të Paris Saint-Germain, te të cilët 46-vjeçari kaloi sezonin 2018-2019, për t’u rikthyer sërish te Juventus e më tej u transferua te Parma, për të mbyllur “aventurën” e tij, në futbollin e luajtur, aty ku nisi gjithçka.

Edhe pse nuk qëndroi gjatë në kryeqytetin francez, ish-portieri legjendar e shijoi në maksimum si “aventurë”, ku ishte pjesë e një skuadre të mbushur me “yje”, por nuk arriti të fitonte Champions League, kompeticion dhe trofe që kampionët e Francës e kërkojnë me dëshpërim prej vitesh, pasi nuk e kanë fituar kurrë më parë.

“Te Juventusi mendoja se ishim kampionë bote, por pastaj pashë te PSG shumë lojtarë të mëdhenj. Mbappe, Verratti, Thiago Silva.  Me ta do të kishim fituar 4 Champions League në Torino”,- u shpreh Buffon, i cili për fatin e tij të keq është në listën e “legjendave”, të cilët nuk kanë arritur të ngrejnë një trofeu, të UEFA Champions League, në karrierën e tyre. /i.m /abcnews.al

You may also like