BUDAPEST – Orban konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Suedisë në NATO

by admin
Spread the love



BUDAPEST, 24 janar /ATSH-AFP/ – Kryeministri hungarez Viktor Orban përsëriti mbështetjen e tij për anëtarësimin e Suedisë në një apel drejtuar shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg, një ditë pas votimit turk dhe ftesës në Budapest homologut të tij suedez.

“Unë i përsërita atij se qeveria hungareze mbështet kandidaturën suedeze”, theksoi ai në X (ish-Twitter), duke shtuar se ”do të vazhdojë t’i kërkojë Parlamentit të përfundojë ratifikimin në rastin e parë të mundshëm”.

”Unë gjithashtu pres që Hungaria të përfundojë ratifikimin kombëtar sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ndërkohë Stoltenberg.

”Të gjithë aleatët e NATO-s ranë dakord në Vilnius që të ftojnë Suedinë të bashkohet me Aleancën tonë dhe Suedia ka përmbushur angazhimet e saj. Anëtarësimi i Suedisë e bën NATO-n më të fortë dhe të gjithëve ne më të sigurtë”, theksoi Stoltenberg./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakITALI – Dhoma e Deputetëve miraton projektligjin për ratifikimin e protokollit Itali-Shqipëri për migrantët


You may also like