BUDAPEST – Dhjetëra mijëra protestues kundër Orban

by admin
Spread the love

BUDAPEST, 6 prill /ATSH/- Dhjetëra mijëra njerëz protestuan sot kundër qeverisë së Viktor Orban në qendër të Budapestit, të udhëhequr nga një avokat dikur i afërt me administratën, por që kohët e fundit ka nisur një lëvizje politike që synon të sfidojë kryeministrin, sipas Reuters.

Protestuesit marshuan drejt Parlamentit, disa prej tyre duke thirrur “nuk kemi frikë” dhe “Orban jep dorëheqjen!”

Shumë protestues mbanin flamurin kombëtar, simbole që partia e Orban i përdori si të sajat për dy dekadat e fundit.

“Këto janë ngjyrat kombëtare të Hungarisë, jo të qeverisë”, tha 24-vjeçarja Lejla, e cila udhëtoi për në Budapest nga Sopron, një qytet në kufirin perëndimor të vendit.

Marshimi u drejtua nga Peter Magyar, 43 vjeç – i cili dikur ishte i martuar me ish-ministren e Drejtësisë të Orban, Judit Varga – dhe i cili përfundimisht planifikon të hapë partinë e tij.

Tre protestues në marshim thanë se Magyar u bëri thirrje atyre sepse ai kishte qenë pranë qeverisë së Orban dhe kishte njohuri të brendshme se si ajo funksionon.

“Ne e dinim që ka korrupsion, por ai e thotë atë si i brendshëm dhe e konfirmon për ne”, tha Zsuzsanna Szigeti, një punonjëse e kujdesit shëndetësor 46-vjeçare e veshur me një flamur hungarez që mbulonte të gjithë trupin e saj.

Ajo tha se ishte e shqetësuar për arsimin dhe sistemin e kujdesit shëndetësor dhe e shqetësuar për korrupsionin.

Magyar u bë gjerësisht i njohur në shkurt, pas një deklarate për punën e brendshme të qeverisë. Ai akuzoi Antal Rogan, ministrin që drejton zyrën e Orban, për drejtimin e një makinerie të centralizuar propagandistike.//a.i/.

 

 

 

 

 

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like