Bruns i bindur: Broja frymëzohet nga Mount, do zëvendësojë Lukakun te Chelsea

by admin
Spread the love

Ish-lojtari i Vitesse Arnhem, Thomas Bruns, në një intervistë për gazetën holandeze Voetbal, u shpreh se ai beson se ish-shoku i skuadrës dhe ylli aktual i Chelseat, Armando Broja mund të shkojë në ekipin e parë brenda katër viteve.

Broja e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Vitesse së bashku me Bruns, dhe ky i fundit beson se Broja ka atë që duhet për të zëvendësuar sulmuesin kryesor të Chelseat, Romelu Lukaku në pak vite.

“Unë mendoj se ai mund të arrijë në ekipin e parë në Chelsea brenda katër viteve. Ky është qëllimi i tij. Atyre do tju duhet një sulmues I ri gjithsesi. Unë mendoj se Broja mund ta bëjë këtë”, u shpreh Bruns.

Ëndrrat e Brojës për të arritur të luajë në “Stamford Bridge” aktualisht janë të bllokuara nga Lukaku, i cili në dukje është zgjedhja e parë për trajnerin Thomas Tuchel në formacionin e tij te Chelsea.

Megjithatë, këtë sezon sulmuesi belg është parë të vuajë para portës dhe të mos ketë besim për një të ardhme afatgjatë në klub. Shumë lojtarë të akademisë së Chelseat janë transferuar nga ekipi i moshave në ekipin e parë, siç janë: Callum Hudson-Odoi, Reece James dhe Andreas Christensen. Pradaj nuk ka asnjë arsye për të mos besuar se Broja nuk mund t’i bashkohet kësaj liste, nëse ai mban këtë nivel performance.

Bruns pranoi se Broja e sheh yllin e Chelseat, Mason Mount, si frymëzimin e tij për të hyrë në ekipin e parë. Nuk ka dyshim se performanca e Brojas është përmirësuar gjatë gjithë sezonit, duke i emocionuar tifozët e Chelseat dhe duke rritur pritshmëritë për të. Me formën jo të mirë të Lukakut, ata të shpresojnë që Broja të gjejë një vend në planet e Tuchel për sezonin e ardhshëm.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like