BRUKSEL – Zelensky: Koreja e Veriut do t’i japë Moskës 1 milion predha ndërsa ne ende në pritje

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 1 shkurt /ATSH-ANSA/ – Inteligjenca jonë ka konfirmuar se Rusia do të marrë një milion predha artilerie nga Pheniani, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një fjalimi në samitin e BE-së.

‘’Ndërkohë, për fat të keq, zbatimi i planit evropian për furnizimin me një milion predha artilerie në Ukrainë po vonohet’’, shtoi ai.

‘’Kjo është gjithashtu një shenjë e konkurrencës globale, në të cilën Evropa nuk mund të përballojë të humbasë. Kjo është arsyeja pse uniteti juaj është i nevojshëm sot për të krijuar Fondin e Ndihmës për Ukrainën në kuadër të Mjetit Evropian të Paqes. Jo më pak se 5 miliardë euro në vit, për një periudhë 4 vjeçare është një prioritet i qartë”, theksoi Zelensky në samitin e BE-së.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakReforma zgjedhore, Gonzato: Nevojitet dialog gjithëpërfshirës për një marrëveshje të gjerë


You may also like