BRUKSEL – Von der Leyen: Kërkesa e Rusisë për të paguar gazin në rubla është shkelje e kontratës

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 24 mars /ATSH-DPA/- Kërkesa e Rusisë që disa vende të paguajnë për gazin natyror dhe naftën ruse në rubla është një vendim i njëanshëm dhe një shkelje e qartë e kontratës, deklaroi sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Ky do të ishte një vendim i njëanshëm dhe një shkelje e qartë e kontratës dhe do të ishte një përpjekje për të anashkaluar sanksionet”, tha von der Leyen në fillim të një samiti të BE-së në Bruksel.

“Ne nuk do të lejojmë që sanksionet tona të anashkalohen … koha kur energjia mund të përdoret për të na shantazhuar ka mbaruar”, tha ajo. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBalluku: Pol i ri zhvillimi te “5 Maji”; Unaza e Madhe realitet vetëm falë kësaj qeverie


You may also like