BRUKSEL – Von der Leyen: Ekzistojnë alternativa të mundshme mes vetos së Hungarisë

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 15 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha sot se ajo beson se një rrugëdalje nga mosmarrëveshja e buxhetit të BE-së me Hungarinë është e mundur pa marrëveshje nga Budapesti.

Hungaria përdori veton e saj gjatë samitit të BE-së në Bruksel për të parandaluar një marrëveshje mbi financimin e Ukrainës, si dhe mbi buxhetin e përgjithshëm të BE-së.

“Ne po punojmë shumë, natyrisht, që të kemi një rezultat ku të ketë një marrëveshje të 27 vendeve anëtare”, tha Von der Leyen.

“Por unë mendoj se tani është gjithashtu e nevojshme të punohet për alternativa të mundshme për të pasur një zgjidhje operacionale në rast se nuk është e mundur një marrëveshje nga të 27vendet, pra unanimitet, pra kur unanimiteti nuk është i mundur”, tha ajo pas një samiti dy-ditor në Bruksel.

Orbán nga ana e tij i lidh negociatat për buxhetin e BE-së, duke përfshirë ndihmën e re për Ukrainën në vlerë prej 50 miliardë eurosh (54,72 miliardë dollarë) me disbursimin e fondeve të ngrira të BE-së për vendin e tij.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like