BRUKSEL – Stoltenberg: Po shqyrtojmë rritje më të qëndrueshme të kontingjentit tonë në Kosovë

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 27 nëntor /ATSH/ – Mesazhi im si në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd ishte se të dyja palët duhet të vetëpërmbahen nga retorika nxitëse dhe sigurisht nuk duhet të kryejnë asnjë veprim që mund të përshkallëzojë më tej tensionet në rajon, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

”Ne do të trajtojmë gjithashtu situatën në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi parë dhunë serioze në veri të Kosovës. Kemi parë retorikë përçarëse dhe secesioniste në Bosnjë-Hercegovinë”, deklaroi ai.

”Së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së do të diskutojmë mënyrat për të rritur stabilitetin në rajon”, theksoi Stoltenbegr

”NATO ka shtuar tashmë 1 000 trupa në Kosovë. Dhe ne po shqyrtojmë një rritje më të qëndrueshme të kontigjentit tonë paqeruajtës. Beogradi dhe Prishtina duhet të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE. Stabiliteti varet nga të gjitha palët që zgjedhin dialogun dhe diplomacinë në vend të konfliktit dhe kaosit”, deklaroi ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like