BRUKSEL – Stoltenberg: Nuk shohim kërcënime reale për aleatët tanë

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 23 janar /ATSH-ANSA/ – NATO nuk sheh asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë ose të afërt kundër ndonjë aleati të NATO-s, deklaroi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

‘’Ne sigurisht monitorojmë nga afër atë që po bën Rusia, kemi rritur vigjilencën, praninë tonë në pjesën lindore të Aleancës, por ideja është të parandalojmë një sulm”, shtoi Stoltenberg.

“Stërvitja e kësaj jave do të jetë stërvitja më e madhe në dekada për NATO-n, me 90 000 pjesëmarrës. Ne e bëjmë të gjithë këtë për të siguruar gatishmërinë për çdo agresion dhe për të eliminuar çdo hapësirë ​​për llogaritje të gabuara ose keqkuptime në Moskë rreth përgatitjes sonë’’, shtoi ai.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRezoluta e PE për Shqipërinë, Meta: Situatë dramatike, duhet reflektim urgjent


You may also like