BRUKSEL – Stoltenberg dënon testimet e raketave të Koresë së Veriut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BRUKSEL, 4 tetor /ATSH-DPA/- NATO ka kritikuar Korenë e Veriut për kryerjen e një sërë testimesh raketore gjatë ditëve të fundit ndersa i bëri thirrje regjimit autokratik që të angazhohet në diplomaci .

“Unë dënoj fuqishëm testet e rrezikshme dhe destabilizuese të raketave të Koresë së Veriut”, tha lideri i aleancës, Jens Stoltenberg në Twitter.

“Testet e raketave shkelin Rezolutat e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara”, tha Stoltenberg, duke shtuar se Koreja e Veriut duhet të heq dorë nga programet e raketave bërthamore dhe balistike të vendit.

“NATO qëndron në solidaritet me Japoninë, Korenë e Jugut dhe partnerët e aleancës Zelandën e Re dhe Australinë”, tha Stoltenberg.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakKMDLNJ shpreson që nesër t’u jepen pagat mësimdhënësve

You may also like