BRUKSEL – Sikela: Ky dimër betejë vendimtare në luftën energjetike

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 30 shtator /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian është në një luftë energjetike me Rusinë, tha ministri çek i Industrisë Jozef Sikela përpara një takimi emergjent të ministrave të Energjisë të BE-së, në Bruksel.

“Beteja vendimtare do të jetë këtë dimër”, tha Sikela, i cili do të kryesojë bisedimet për krizën energjetike.

Ministrat pritet të marrin vendime për objektivat e reduktimit të kërkesës dhe tarifat e papritura për të lehtësuar shqetësimet e konsumatorëve për rritjen e çmimeve të energjisë.

“Nuk duhet të ndalemi këtu. Komisioni Evropian duhet të paraqesë edhe propozime shtesë. Dimri po vjen dhe ne duhet të veprojmë”, theksoi Sikela. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Trajtimi i mbetjeve, riciklim dhe rikompostim për ekonomi qarkulluese

You may also like