BRUKSEL – Shteti Islamik merr përgjegjësinë për vrasjen e suedezëve

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 18 tetor /ATSH-DPA/ – Organizata miliciste ekstremiste Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin që vrau dy tifozë suedezë të futbollit në Bruksel.

Milicia xhihadiste njoftoi se një luftëtar i Shtetit Islamik kishte kryer sulmin pranë një ndeshje futbolli, duke vrarë dy “të krishterë”.

”Burri i dyshuar për sulmin e së hënës u vra nga policia mëngjesin e së martës”, konfirmoi zyra e prokurorisë belge.

I armatosuri i dyshuar u qëllua nga policia dhe u konfirmua i vdekur në spital. Në lokal është gjetur një armë ushtarake, shtoi prokurori.

Dy shtetas suedezë u vranë të hënën në mbrëmje dhe një person i tretë u plagos në atë që kryeministri belg Alexander De Croo e quajti një sulm terrorist./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakMuzeu Historik Kombëtar, në 9 muaj, më shumë se 71 mijë vizitorë


You may also like