BRUKSEL – Scholz: Nuk ka arsye që aleatët e NATO-s të mos i dërgojnë Ukrainës sisteme “Patriot”

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 18 prill /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Olaf Scholz u ka kërkuar vendeve të NATO-s që t’i dërgojnë Ukrainës sistemet e mbrojtjes ajrore të nevojshme, duke përfshirë bateritë shtesë të raketave “Patriot”.

Scholz, duke folur në një mbledhje të liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, tha se nuk ka asnjë arsye që vendet e NATO-s të refuzojnë kërkesat urgjente për furnizimin e Kievit me sisteme “Patriot”.

Forcat ruse kanë goditur qytetet ukrainase me sulme me raketa dhe dronë për më shumë se dy vjet, me sulme kryesisht intensive gjatë ditëve të fundit që kanë shënjestruar centralet e Ukrainës dhe infrastrukturën elektrike.

Scholz tha se liderët ukrainas kanë kërkuar në mënyrë specifike shtatë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore “Patriot”, dhe Gjermania tashmë ka premtuar të japë një prej tyre.

Udhëheqësi gjerman tha se shpresonte se vendet e tjera të NATO-s do të ofronin gjashtë sistemet e tjera. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakLigji i ri për përkthyesit, Manja: Zgjidhje problemit të komunikimit zyrtar me gjuhët më pak të folura


You may also like