BRUKSEL – Samiti i BE-së pasqyron kërkesat e Polonisë

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 24 tetor /ATSH-PAP/-Konkluzionet e samitit të Këshillit Evropian (KE) të së premtes, pasqyrojnë ambiciet dhe sugjerimet e Polonisë, deklaroi sot ministri i Çështjeve të BE-së, Szymon Szynkowski vel Sek.

“Vlen të përmendet se konkluzionet e samitit të Këshillit Evropian pasqyrojnë pothuajse tërësisht ambiciet dhe sugjerimet polake. Sot, argumentet e Polonisë dëgjohen dhe veprimet e propozuara zbatohen, sepse është e qartë se ne kishim të drejtë për Rusinë, dhe të tjerët e kishin gabim”, tha Szynkowski vel Sek.

“Rusia theu të gjitha rregullat ndërkombëtare dhe sulmoi një vend fqinj. Në Ukrainë, banorët po vriten gjatë gjithë kohës, objektivat civilë dhe infrastruktura strategjike janë nën sulm. Megjithatë, efektet e agresionit rus kundër Ukrainës kanë prekur të gjithë botën në aspekte të ndryshme si, gjeopolitike ashtu edhe ekonomike”, shtoi ministri.

“Nga ana tjetër, ne të gjithë po përballemi edhe me dezinformimin rus, i cili supozohet se do të largojë Rusinë nga përgjegjësia për krimet dhe krizën financiare, duke i lodhur shoqëritë evropiane me pasojat e luftës, destabilizuar këto vende, dobësuar qeveritë e tyre dhe detyruar ato të bëjnë lëshime”, theksoi Szynkowski vel Sek.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like