BRUKSEL – Rama: Ndiej keqardhje për Bashkimin Evropian

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BRUKSEL, 23 qershor /ATSH/- Më lejoni të shpreh keqardhjen time të thellë për Bashkimin Evropian. Më vjen keq për ta dhe shpresoj se mund t’i ndihmojmë, deklaroi sot kryeministri shqiptar Edi Rama në një konferencë për shtyp pas përfundimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor, sipas rainews.it.

“Michel më tha se kisha tre minuta për të ndërhyrë, i thashë se gjërat që të materializoheshin do të duheshin tridhjetë sekonda. Por nëse nuk vazhdohet, atëherë tre minuta nuk mjaftojnë”, shtoi ai.

“Ata thonë se Vladimir Putin është i sëmurë. Ndoshta nuk është shumë mirë, por sigurisht që ky vend nuk duket shumë i shëndetshëm”, tha kryeministri shqiptar Edi Rama.

“Agresioni rus ndaj Ukrainës po merr ndihmë të pakërkuar nga një vend i NATO-s, Bullgaria, e cila duke bllokuar fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë po rrit pakënaqësi në rajon”, shtoi ai.

“Ne do të vazhdojmë rrugën e anëtarësimit me shpresën që në shekullin e ardhshëm të jemi anëtarë”, tha Rama.

“E vërteta është se problemi nuk është thjesht Bullgaria, por fryma e shtrembëruar e zgjerimit. Njëzet e gjashtë vende janë të pafuqishme të gjitha së bashku përballë vetos së vendosur nga një vend i vetëm, Bullgaria”, theksoi ai. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like